Të paktën 11 njerëz vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një bar kafe në Hanoi mbrëmjen e së mërkurës. Policia ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie, thanë autoritetet.
Policia tha në deklaratën e saj se i arrestuari ka rrëfyer se ka përdorur benzinë për të vënë flakën në katin përdhesë të ndërtesës trekatëshe pas një debati me stafin.
Shtatë persona u shpëtuan pas zjarrit dhe dy janë dërguar në spital, thanë autoritetet./abcnews.al