Debati presidencial: Biden krahason Kim Jong-un me Hitlerin

schedule15:39 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:39 - 23 Tetor, 2020

Gjatë debatit presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, kanë ndodhur shumë përplasje.

Biden sulmoi Trump për marrëdhënien e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke deklaruar se ai kishte “legjitimuar Korenë e Veriut”.

“Ai flet për mikun e tij të mirë (Kim Jong-un) i cili është një bandit. Dhe si mund të deklarojë që marrëdhëniet janë të mira, kur Koreja e Veriut është në gjendje ta hedhë një raketë që mund të prekë territorin e SHBA-së”, u shpreh ai gjatë debatit.


Në përgjigje të komenteve, Trump theksoi se vendi nuk është në luftë me Korenë e Veriut.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë”, u shpreh ai, duke shtuar se presidentët duhet të kenë raporte të mira me udhëheqësit e huaj.

Biden më pas iu kundërpërgjigj duke e krahasuar liderin veri-korean me Hitlerin.

“Ne kishim marrëdhënie të mirë me Hitlerin para se ai ta pushtonte pjesën tjetër të Europës”, tha Biden. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!