Debati për listat, PPE: Mos ndryshoni “5 qershorin”

schedule19:36 - 28 Shtator, 2020

schedule 19:36 - 28 Shtator, 2020

Asambleja politike e Partisë Popullore Europiane diskutoi sot mbi situatën në Bjellorusi, Shqipëri, Nagorny-Karabak dhe Kinë.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Erisa Zykaj, në përfundim të takimit, asambleja politike e partisë popullore europiane publikoi qëndrimin e saj mbi situatën në Shqipëri.

PPE përmes kësaj deklarate thotë se: “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se reforma zgjedhore e 5 qershorit duhet të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndërsa ndryshimet e njëanshme, janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR”.

“PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale”, thuhet në reagimin e partisë popullore evropiane.

Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE, bashkë me Bjellorusinë dhe Nagorni Kabarak:

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!