Debati për listat, Gjana: Në PD i kanë vetëm dy persona, të dhënat personale mbrohen me ligj

schedule20:06 - 31 Maj, 2021

schedule 20:06 - 31 Maj, 2021

Kryetari i komisionit për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka sqaruar edhe njëherë arsyet përse nuk bëhen publike listat e anëtarëve që votojnë në 13 qershor për të zgjedhur sekretarin e ri apo të jenë ato në dispozicion të kandidatëve.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Gjana tha se ligji i hartuar në vitin 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale nuk e lejon një gjë të tillë. Ai shtoi më tej se janë vetën dy persona në PD që disponojnë listën, punonjësi i IT dhe sekretari organizativ.

Lexo edhe: Pse u afrua data e zgjedhjeve? Gjana: Isha dakord, pati kërkesë të papritur pas humbjes

“Ky është një debat që nuk është sot. Ishte më shumë në 2017. Ne jemi vend që kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në 2006, demokratët e nënshkruan. Që nga ai moment Shqipëria ka detyrime për të përputhur legjislacioni me ato të vendeve të BE. Kemi një ligj të hartuar në 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale. Jemi të detyruar ta respektojmë. PD është organizatë dhe nuk është e pritur ta thyejë këtë ligj.

Ne po respektojmë këtë ligj. Kërkesat e ligjit janë: është përcaktim i standarde evropiane të dhënat personale të një individi konsiderohen sensitive dhe personale, si të dhanë me përkatësinë etnike, racore, politike, fetare etj. këtë listë e ka një sektor që quhet sektori i Teknologjisë së informacionit. Nuk e ka as unë, as kryetari. Kemi një punonjës IT, ky dhe sekretari organizativ i PD janë njerëzit përgjegjës për të hyrë në sistem. Këshilli Kombëtar i PD ka përcaktuar personin që është përgjegjës. Ato janë futur në sistem. Nëse këta njerëz nxjerrin këto lista ndodhen përpara një përgjegjësie ligjore,” deklaro ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!