Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, do të jetë pjesë e seancës së ditës së shtunë në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Këtë e bëri të ditur për këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë, ndërsa këshilltari është shprehur se askush nuk mund ta privojë Pacollin nga kjo e drejtë që i takon me Kushtetutë.
Deputeti Pacolli pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shkoi në rezidencën e tij në Hajvali, ku po qëndron akoma.