Debati për detin me Greqinë: Sot e konfirmoi Mitsotakis, çfarë njoftoi dje shefi i diplomacisë greke

schedule15:19 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 26 Gusht, 2020

Stafi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ishte përgatitur më herët në lidhje me atë se çfarë e pristë atë sot në Parlamentin grek përballë opozitës teksa ratifikoheshin marrëveshjet detare me Egjiptin dhe Italinë.

Mitsotakis deklaroi se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon dhe se kishte informuar për të gjitha detajet dhe ministrin e tij të Jashtëm Nikod Dendias, për të cilin tha se do të vizitojë Tiranën shumë shpejt.

Duket se Dendias e nisi “operacionin” e tij në Shqipëri që dje duke zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjë të cilën e njoftoi edhe përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Dendias tha në postimin e tij se ka folur me Ramën për zhvillimet në rajon dhe në raportet mes dy vendeve duke mos dhënë detaje, por ishte vetë shefi i tij sot që zbuloi gjithçka duke konfirmuar se fokusi i vizitës së tij në Shqipëri ishte pikërisht marrëveshja e detit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!