Pasditen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë mbledhje ka pasur një përplasje mes kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli.
Abc mëson se Kadilli, ka kërkuar largimin e Bashës nga kryesia e PD-së. Sipas Kadilli Basha duhet të jap dorëheqjen e parevokueshme pasi sipas tij ai është një humbës përsëritës.
Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshire askënd. Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushate. Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t’i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje.
“Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit. Përvojat: 2015 më mirë se 2021, dhe këto dukshëm më mirë se 2017, apo dhe me keq, nga 2019. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Jemi ekipin me të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besueshmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, përgjegjësia jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik; karrierën dhe cdo gjë. E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes. Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte. Ti nuk mund të ndërtosh me asgjë te re. Nqs unë jam bartës i një projekti të ri ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes” ka thënë më tej Kadilli.
Ndërkohë më parë Basha ka thënë se nuk mund të ketë vizione të ndryshme brenda Partisë Demokratike për sa i përket atyre që ata quajnë vjedhje të zgjedhjeve.
“Nëse drejtojmë gishtin në këtë sallë i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave. S’mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, para se ta drejtojmë te kundërshtari” ka thënë Basha. E.L/abcnews.al/