Debati në Kosovë, Kurti: Presidenti i ri të dalë nga zgjedhjet e parakohshme

schedule19:47 - 26 Nëntor, 2020

schedule 19:47 - 26 Nëntor, 2020

Posti i Presidentit mund ta fusë Kosovën në një tjetër spirale krize. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit për t’u përballur më drejtësinë në Hagë, në Prishtinë nisën lëvizjet për emrin e ri. AAK ka vendosur kusht që kreu i ri i shtetit të jetë Ramush Haradinaj, por rruga deri aty, për të siguruar numrat nuk do të jetë e lehtë për ish-kryeministrin. Haradindaj mbrëmë në “ABC” u shpreh i bindur se do të jetë ai kreu i shtetit, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja.

Por cfarë mendon Lëvizja Vetëvendosje? Albin Kurti u shpreh sot se përpara se të zgjedhë Presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. “Kryetari Kurti theksoi se është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjidhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në njoftimin e LVV-së./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!