Debati/ Biden: Do rrisim taksat për të pasurit. Trump: Nuk kisha parë kaq shumë zemërim në SHBA

schedule04:12 - 28 Qershor, 2024

schedule 04:12 - 28 Qershor, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se do rrisë taksat për të pasurit.

Në debatin presidencial kundër ish presidentit Donald Trump, Biden deklaroi se nuk do të rritet kostoja e sigurimeve shoqërore.

Por sipas Trump, Biden është një gënjeshtar. Ish presidentoi shtoi se nuk kishte parë kaq shumë zemërim nga populli amerikan.

Joe Biden: Askujt nuk do t’i rritet kostoja e sigurimeve shoqërore. Do rrisim taksat për të pasurit, më shumë se 1%. Ai mendon se ai do të heqë sigurimet shoqërore. Ideja se nuk duam të mbrojmë të moshaurit tanë, është qesharake. 40 mijë njerëz nuk kanë pasur sigurime shoqërore, ai është arsyeja pse nuk kanë pasur sigurime shoqërore. Ai nuk e di se çfarë po flet.

Biden Trump: Nuk kam parë asnjë si ky person. Ai gënjen, të sheh në fytyrë. Çdo gjë që ai thotë është gënjeshtër, dezinforminm. Sigurimet shoqërore po i shkatërron. Vendosi medicare. Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën. Nuk kam parë kaq shumë zemërim në vendin tonë./abcnews.al