Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për mbledhjet në Komisione, pasi maxhoranca kërkon mbledhje online ndërsa PD me prezencë fizike. Braçe shprehet se Ministria e Shëndetësisë duhet t’i kishte kursyer këto shfaqje të padenja këto dy ditë.
Ai thekson se ISHP duhet të bëjë publike listën e deputetëve që kanë bërë vaksinën me dy doza. Braçe thotë se është e lehtë të bësh politikë me një masë mbrojtëse nëpër televizione ndërkohë që në Kuvend nuk sheh asnjë që të respektojë masat.
“Pasaportën e vaksinimit, rezultatin e testit PCR/RT, maskë e dizinfiktant në Kuvend! S’ka nevojë për konflikt. Ministria e Shendetesise, ISHP, duhet te na i kursente shfaqjet e padenja keto dy dite, vecanerisht me burra qe i ulerijne ne fytyre grave me sterkla si shi;
E thjeshte: Ministria e Shëndetësisë, ISHP ti thone Kuvendit dhe publikut sa deputete kane bere vaksinen ne dy doza, sa deputete nuk e kane bere, cilet;
Deputetet te depozitojne certifikaten e vaksinimit ne Kuend, testin PCR/RT nese nuk jane vaksinuar, te mbajne distance, maske e lajne duart ne cdo ambjent te Kuvendit, korridore e salla mbledhjesh, kaq! Se eshte kollaj te besh politike me nje mase mbrojtese neper TV por kerkund ne Kuvend nuk sheh te zbatojne masat!
Nuk duhet te kete debat per kete; Kush i iken debatit zjarr qe ka ne shtepine e tij politike, nuk ka pse gjen arsye tek normaliteti i ri qe kalon nga vaksinimi i detyruar, testi, distanca fizike, maska e higjena!”, shkruan ai. m.v/abcnews.al