Debatet në Këshillit Kombëtar, Xhaferi: Koha që kryetari të drejtojë pa dualitet. Bejko: Duhen sanksione

schedule17:10 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 17:10 - 12 Dhjetor, 2021

Mbledhja e Këshillit Kombëtar në selinë blu, ka ndezur diskutimet e mbështetësve të kreu aktual të kësaj partie, Lulzim Basha, një ditë pas Kuvendit Kombëtar të iniciuar nga Sali Berisha i cili vendosi për shkarkimin e kreut të PD-së.

Demokratët të rreshtuar krah Bashës, si Roland Bejko dhe Fredinant Xhaferri apo Jemin Gjana kanë deklaruar se nuk duhet kurrsesi që të t’i jepet kurajo takimit të djeshëm të realizuar nga Sali Berisha.

Bejko, është shprehur në fjalën e tij se kjo lëvizje u bë për të interesa personale të Sali Berishës për të marrë partinë. Mes të tjerash për Bejkon demokratët që mbështetën Berishën në nismën e tij duhen ndëshkuar me sanksione. Anëtarët e Kryesisë sipas tij nuk kanë respektuar vendimin për Kuvendin e 18 dhjetorit. Nga ana tjetër, Xhaferri ka thënë se është koha që Lulzim Basha të marrë frerët e partisë në dorë dhe të drejtojë pa dualitet.

Po ashtu Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, thotë se është në PD për një institucion legal dhe se nuk është as me Berishën e as me Bashën, por me PD-në. Gjana tha se 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që u krijuan një ditë më parë nuk duhet të jenë më pjesë e PD-së.

Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për të vënë një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë nuk do ta quaj. Në kryesi u ka thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë e deri më sot nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29 anëtarët e komisionit të Rithemelimit,  siç kemi bërë në ’97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit.  Por njerëzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojmë njerëzit. Trupa e PD-së, duhet të shtrihet në terren, Atje duhet të bëjmë debatin.

Roland Bejko: “Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado të ishin, megjithëse ishin më pas sesa duhen për të nxjerrë një deputet, Ata janë demokratë. Berisha e mblodhi Kuvendin për interesin e vet personal, që të merrte partinë.. Më vjek keq në këtë pozitë të vështirë. Për një burë shteti interesi i përgjithshëm duhet të prevalojë mbi interesin personal. Dje u mor edhe me punët e bashkisë, aty mendova nuk ka kuorum. Çfarë të bëjmë? Di që partia është formacion disipline. PD nuk është pronë personale, është sakrifica e mijëra demokratëve, shkruan Shqiptarja.com. Kush do ta mbaje partinë të bashkuar? I bie kryetarit që është zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam të kalcifikoheni. Të mbajmë parti të vogël. Nuk themi dot ne jemi me të mirët. Zoti Basha ju del detyrë të kapërceni Sali Berishën, të kapërceni veten. Kuvendi i 18 është sfida juaj që je kryetar i vetëm, pa pengesë, me mbështetjen e kryesisë, të këshilli kombëtar dhe të Kuvendit. Qëndrimi juaj duhet të binde ata demokratë që ju do të bëni një PD që të gjithë e duam. Do te jetë një kuvend i vështire, por është detyra juaj të jeni bindës, të krijoni një perspektivë të qarte. Të ftojmë demokratët të jenë këtu me ne, të marrim sanksionet ndaj atyre anëtarëve të kryesisë që nuk respektuan vendimin.”

Ferdinant Xhaferri: Ka zëra që thonë kryetari nuk bind. Po, e vërtet, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi një kryetar apo kemi 2. Tani është koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezolutën propozoj te përfshihet vizita e Escobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizitës nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kësaj kohe e kane mbajtur kryetaret e degëve. Deri ne 18 peshën duhet ta mbajmë të gjithë për një kuvend model.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!