Debate për rendin e ditës në Kuvend, Vasili: Të respektohet rregullorja, interpelanca e para

schedule10:36 - 24 Mars, 2022

schedule 10:36 - 24 Mars, 2022

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e grupit të Rithemelimit kërkojnë ndryshim të rendit të ditës. Sipas tyre interpelanca e kërkuar prej tyre me kryeministrin Edi Rama duhet të jetë në pikë të parë dhe jo mocioni i debatit kërkuar nga Partia Demokratike.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Ai kërkoi që të respektohet rregullorja.

Lexo edhe: “Të ka hyrë Saliu brenda”, Balla përplaset me Spahon: Je bërë zëdhënës i opozitës

“Të dy kërkesat përkatëse datojnë në datën 15. Por rregullorja ka bërë një specifikim, për interpelancat urgjente përcaktohet që zhvillohen si pikë e parë e rendit të ditës. Këtu nuk ka as votim dhe as grup parlamentar që e rregullon. Atëherë griseni publikisht këtë rregullore.  Ju ftoj të anuloni një votim të paqenë dhe të pakuptimtë. Mos këmbëngulni me kokëfortësi. Ju kërkoj ta anuloni dhe të bazoni këtë rregullore. Kjo nuk është çështje kapriço politike”, tha ai.

Kërkesa e tyre u hodh poshtë me votim në Kuvend. I pari në rend të ditës u vendos mocioni i debatit i kërkuar nga grupi parlamentar i PD. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!