Projektligji për marrëvehsjen mes Shqipërisë dhe EFTA solli debate në Komisionin e Ligjeve, teksa ishte thirrur për prezantim zv.ministri i Financave, Besart Kadia.
Deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi vunë theksin tek mungesa e dokumentacionit për marrëveshjen në fjalë. Bylykbashi shprehu shqetësimin për shpejtësinë që hyjnë dhe kalojnë ligjet në Kuvend, duke mos iu dhënë kohën e duhur deputetëve.
Nga ana tjetër, Kadia e mohoi një gjë të tillë duke shtuar se projektligji ka të gjithë dokumentacionin e duhur që iu është vënë në dispozicion anëtarëve të komisionit.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Sa herë ka marrëveshje dokumantacioni vjen i mangut. Procedura e ratifikimit të marrëveshje ndërkombëtare përcaktohet në ligj. Neni 17 thotë se ratifikimi i marrëveshjeve bëhet nga Kuvendi, projektligji duhet të shoqërohet me dokumentat përkatëse. Nëse është në favor të qytetarëve do të keni votën tonë, por nëse është vetëm propagandë kjo jo vetëm që është tallje por edhe për qytetarët.
Besart Kadia: Të bindeni që nuk janë fasadë por qindra letra të punuara dhe të bëra gati.
Oerd Bylykbashi: Vë në pah një problem që e kemi jo vetëm me këtë projektligj. Është në nivele afër ta papranueshmes mënyra sesi hyjnë dhe kalojnë ligjet në Kuvend. Shpejtësia me të cilën hyjnë. Madje këto lloj dokumente siç janë këto marrëveshje. Dokumentacioni është i pamundur të konsultohet. Rasti konkre3t mund të jetë i thjeshtë. Unë shosh që Norvegjia i ka dhënën rëndësi sepse ka marrë kohën. Deputetë i bënë të pamundur të thellohen dhe të marrin në shqyrtim që ligjet e rëndësishme të marrim kohën tonë dhe nëse është e nevojshme ti kthejmë mbrapsht. Unë nuk besoj se ndani opinion të ndryshëm, kjo për fat të keq është traditë. Na duhet t’i japim kohën vetes. Qeveria arrin deri në atë pikë saqë e konsideron thjeshtë si vendosje vule. Kjo dëmton edhe dinjitetin e Parlamentit jo vetëm përballë qeverisë, por edhe përballë opinionit publik. Unë nuk do të zgjatem, desha vetëm të nënvizoj diçka, ky është një problem, deputetë nuk janë vulë e njo,më për të kaluar çdo marrëveshje apo ligj që vjen nga qeveria.
Ermonela Felaj: Dokumentacioni ka ardhur, është vetëm në shqip sepse në anglisht i shkon komisionit të integrimit. Qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë do të sjellë kjo marrëveshje. Nuk po bëhet me dije për shkak të ndërhyrjeve dytësore, jo dokumetacioni, jo kjo.
g.v/abcnews.al