Debate mes prokurorëve italianë dhe shqiptarë për vdekjen e biznesmenit: Dyshimi që ndan palët

schedule14:00 - 28 Janar, 2021

schedule 14:00 - 28 Janar, 2021

Prokuroria e Pukës dhe ajo e Perugias kanë pista të ndryshme për zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pekoreli.

Pala shqiptare është e bindur se djegia e makinës që udhëtonte sipërmarrësi i huaj ka qenë aksidentale. Ndërsa hetuesit e huaj kanë dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Ata hedhin akuza se mund të kemi të bëjmë me vetëvrasje ose vrasje, por policia shqiptare ka prishur provat në vendngjarje. Kjo gjë ka bërë që takimi mes dy palëve të jetë shoqëruar me debate mes tyre. Takim ky i zhvilluar në Prokurorinë e Pukës. Policia shqiptare i ka vënë në dispozicion homologëve ekspertizën e kryer ditën e ngjarjes.

Lexo edhe: Djegia e biznesmenit në Pukë, edhe Italia hap hetim, dy pista: Krim pasioni, ose vrasje për pronat

Eksperti privat ka përcaktuar se shkaku i djegies së makinës ka qenë aksidental. Gjatë takimit, pala shqiptare i ka kërkuar asaj italiane që të sjellin në vendin tonë një ekspert të huaj e të pavarur për të kryer edhe një herë ekspertizës dhe për të përcaktuar shkakun e djegies së automjetit “Skoda Fabia” që 45 vjeçari e kishte marrë me qira.

Davide Pecorelli u zhduk më 6 janar në fshatin Gjegjan të Pukës, ndërsa makina që ai udhëtonte u gjet e djegur. Një ditë më pas, ekspertët konstatuan edhe një mbetje kockore, për të cilën dyshohet se munmd t’i përkasë biznesmenit Davide Pekorelit.

Për këtë arsye, ekzaminimi i ADN-së do të krahasohet me kampionët e vëllait të madh të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!