Debate e polemika në Gjermani, sulmuesi i Dortmund dyshohet se ka falsifikuar moshën

schedule11:14 - 10 Mars, 2023

schedule 11:14 - 10 Mars, 2023

Youssoufa Moukoko, sulmuesi i Borussia Dortmund i cili ka shënuar 6 gola në 18 ndeshje deri më tani në këtë sezon të Bundesligës, mund të jetë katër vite më i madh se sa është raportuar.

I konsideruar si “fëmija i mrekullueshëm” i futbollit gjerman, në moshën 16 vjeçare ai u bë futbollisti profesionist më i ri në Bundesligë dhe në moshën 18 vjeçare ishte lojtari më i ri në Kupën e Botës, por dyshohet se ai mund të jetë 22 dhe jo 18 vjeç.

Botimi gjerman “Bunte” ka publikuar një certifikatë lindjeje të dyshuar të Moukoko ku thuheat se sulmuesi ka lindur më 19 korrik të vitit 2000, informacion që bie ndesh me dokumentet zyrtare gjermane që vërtetojnë se futbollisti ka lindur më 20 korrik 2004.

Shtypi gjerman raporton se Moukoko paditi “Bunte” në përpjekje për të parandaluar publikimin e kësaj certifikate lindjeje.

Gjykata Rajonale e Frankfurtit u mbështet në intersin publik dhe ekzistencën e provave të mjaftueshme për të lejuar publikimin, duke argumentuar se në parim, lejohet të raportohen dyshime për moshën dhe origjinën reale të futbollistit profesionist, subjekt i ankesës./h.ll/abcnews.al