Debat për emrin e kryeministrit, përçahet koalicioni fitues në Malin e Zi

schedule20:30 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:30 - 22 Shtator, 2020

Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fitojë besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, kishte propozuar Krivokapiçin për mandatar të qeverisë malazeze.

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviç, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviç, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviç dhe Zoran Mikiç.

Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve, shkruan gazeta Ekspres.

U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiçin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiç nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare./ Abcnews.al