Debat për asistencën në ABC, eksperti i PD: Po e gjete të jap 3 dreka! Gazetarja: Jemi në pandemi

schedule21:28 - 8 Shkurt, 2021

schedule 21:28 - 8 Shkurt, 2021

Kastriot Sulka, i cili është një nga hartuesit e programit social të PD-së, i ftuar në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu në ABC tha ndër të tjera se ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohet nëse opozita do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke akuzuar qeverinë për skemën aktuale të asistencës, ai tha se ende edhe sot nuk dihet se cilat janë kriteret për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Jonida Shehu replikoi duke thënë se derisa janë të miratuara me ligj, kriteret janë të shpallura, por eksperti i PD-së këmbënguli; “Po ma gjetët, unë jam gati t’u jap tre dreka”, por gazetarja iu përgjigj me një batutë “i lëmë drekat se jemi në kohë pandemie”.

Pjesë nga intervista

Skemën e ndihmës ekonomike do të ruani me ato kritere që janë tani të shpallura?
Më thoni kush janë kriteret, më thoni sesa pikë duhet të ketë një familje për t’u quajtur e varfër.

Do i rishikoni?
Sigurisht.

Do ta zgjeroni gamën, do ta shtrëngoni?
Do të jenë me transparente. Është bërë edhe një seancë në parlament ku është kërkuar transparenca. Avokati i popullit e ka deklaruar, sot e gjithë ditën nuk i kemi këto kritere.

Këtë nuk e dimë, se ato janë të shpallura me ligj, VKM?
Po ma gjetët, unë jam gati t’u jap tre dreka.

Do ta shohim, i lëmë drekat se jemi në kohë pandemie, dhe do të ishte mirë të mos qarkullonim shumë, por më thoni njerëzit i besojnë këto premtime?
Cili nga këta ju duket se është ekzagjerim?

Shumë ekspertë e kanë quajtur ekzagjerim optimist dhe të parealizueshëm.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!