Debat në ABC Live, Berisha kërkon të nënshtrojë grupin “Alibeaj”, Çollaku: nuk mund të shkosh në gjykatë për tu bërë kryetar partie

schedule14:51 - 15 Nëntor, 2022

schedule 14:51 - 15 Nëntor, 2022

Situata brenda opozitës, protesta e 12 nëntorit si dhe projeksioni për zgjedhjet elektorale janë diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. Të pranishmit kanë pasur mendime të ndryshme në lidhje me zhvillimet brenda opozitës si dhe vendimmarrjen për çështje të ndryshme në parlament, si dhe për përfaqësuesit legjitimë të opozitës.

Për Indrit Vokshin, opozita ka nevojë për figura të reja, përballë një kryeministri që ai e cilësoi si ‘diktator’ ndërkohë që gazetari dhe analisti Basir Çollaku theksoi që ‘Rama është akoma në pushtet se është i lidhur me krimin’.

‘Nuk besoj se opozita do të shkojë te materniteti për të pritur lindjen e liderit të ri, ka pasur disa veprime foshnjarake të opozitës, lënia e mandateve dhe futja në zgjedhje, ta udhëheqësh forcën tënde poltiike në këto binarë, është Meta apo është Berisha, pyetja duhet të shtrohet duhet të ikte Edi Rama, nuk di ndonjë politikan që të jetë larguar me dëshirë’, tha Çollaku.

Ndërkohë që sipas Vokshit:

‘Unë nuk e di se çfarë mendon Alibeaj, por për ta ditur se ku do të shkojnë apo çfarë do të bëjnë, palët kanë shpallur ambicien për të shpallur kandidatë të përveçëm, kështu është ndarë skena opozitës shqiptare, rrugët do të vazhdojnë të ndahen. Kemi Zotin Berisha që konsideron tradhëtarë të gjithë ata që nuk i binden apo nuk i nënshtrohet’, tha Indrit Vokshi.
Por për gazetarin dhe analistin e mirënjohur Basir Çollaku ‘nuk mund të shkosh në gjykatë për tu bërë kryetar partie’.
Çollaku: Ka pasur 3 votime, që deputetë të PD kanë votuar projektet e Edi Ramës, duke filluar me vetingun…
Vokshi: Mendoj se ishte abuzim të thuash që ishte kërkesë e Edi Ramës, ishte kërkesë e ambasadës amerikane dhe BE.
Vokshi: E djathta shqiptare nuk mund të mbrojë eksponentët e të majtës historike, është një ish – kryeministër socialiste. E djathta shqiptare e Z. Berisha ka përfunduar me komunistë, duhet të dalë dhe të formatohet si parti e djathtë, le të hapen dosjet e sigurimit të shtetit dhe dosjet e persekutorëve. Nuk ka dosje të zhdukura janë ruajtur me mikrofilma.
Çollaku: Po te kishte menduar PD si unë dhe Indriti do ishtë në pushtet.