Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili cilësoi marrëveshjen për portin në Portin e Durrësit si aferën më të madhe në Europë.
“Në 9 vite vetëm janë pasuruar, dua të qartësoj shqiptarët që ka ikur njeriu që ka për flamurin flamurin e Vuçiç dhe porti i Durrësit është afera e Rama-Vuçiç. Dubai i Ramës në Durrës është mega afera më e madhe sot në Evropë, e një njeriu që i shkatërron vendin e tij për të mbushur xhepat. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është ai i Serbisë, atdheu i tij”, tha Berisha.
Nga foltorja e Kuvendit Balluku tha se opozita vuan nga fakti që mazhoranca po arrin me sukses ato për të cilat opozita vetëm i fliste e nuk i realizonte.
“Duhet të jetë shumë e dhimbshme, e kuptoj që është çështje e natyrës njerëzore që të kaloni në bybass-in e Fierit dhe Vlorës. Ju nuk arritët t’i realizoni kurrë këto. Ju e vuani faktin që në Shqipëri po ndodhin vepra të mëdha, që ju vetëm flisnit për to. Ai është nga investimet më të mëdha jo në Shqipëri, por në rajon dhe ndoshta në Europë”, tha Balluku./abcnews.al/