Dea sinjalizoi për 17 kg, në portin e Durrësit u gjetën vetëm 11 kg kokainë, policia “shkund” kontejnerët

schedule10:33 - 24 Korrik, 2021

schedule 10:33 - 24 Korrik, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i një dite më parë në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 11 kg e 675 gr kokainë. ABC mëson se të gjithë kontejnerët që ndodhen në këtë port janë kontrolluar nga policia, kjo pasi Dea ka sinjalizuar se sasia e kokainës që do të sillej në këtë port ka qenë 17 kg.

Për të gjetur sasinë e mbetur, e cila nuk ndodhej në kontejnerin e kontrolluar nga policia një ditë më parë, është bërë kontrolli i pjesës tjetër.

Sasia e kokainës u kap në kuadër të operacionit “Radar”, ku 10 ditë më parë u sekuestrua një tjetër sasi kokaine, prej 11.7 kg të fshehura në kontejner. Mësohet se kontejnerët ku është kapur kokaine vinin për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në 10 kontenierë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat në një nga kontenierët u gjet dhe u sekuestrua sasia e kokainës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!