“Dea Open Air Film Festival” vjen në edicionin e saj të 11 në Tiranë gjatë datave 9-13 qershor.
Drejtori i Festivalit “Dea Film Festival”, Edmond Topi ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ku ndau më shumë detaje rreth festivalit.
“Pasi kemi lënë 10-vjetorin pas kemi 10 herë më shumë kurajo të shohim përpara. Dëshirat e brezit është aty. Nëse ne, shoqëria arrijmë të bëjmë një pakt që të rinjve tu sjellim diçka më të mirë, me mesazhe, ne i thithim ata. Kam shpresë. Ne kemi qasje të ndryshme kulturore me Kosovën. Juria është si gjithmonë, 3 të huaj dhe 2 shqiptarë. Konkurrimi i filmave është në 3 kategori, kemi dy juri profesionale ndërkombëtare. Ndarja e çmimeve jepet nesër.”, u shpreh Topi.
/abcnews.al