De Rossi: Shumë e vështirë t’i shënosh, Donnarumma do fitojë “Topin e Artë”

schedule18:36 - 14 Gusht, 2021

schedule 18:36 - 14 Gusht, 2021

Daniele De Rossi u largua nga kombëtarja italiane pak ditë më parë. Ish-kapiteni i Romës ka vendosur të bëhet trajner, aventurën si pjesë të stafit teknik të Roberto Mancinit e shijoi në maksimum dhe ndihet për gati për të marrë drejtimin e një klubi.

Në prononcimin e dhënë për SportWeek, ish-luftëtari roman ndalet te Gigio Donnarumma, i cili i dhuroi Euro 2020 Italisë me pritjet e penalltive dhe u shpall futbollisti më i mirë i kompeticionit.

Për t’i shënuar gol Donnarummës duhet të gjuash shumë mirë, që në shumë raste nuk është e mjaftueshme. Gigio është sot një portier pa limite, ai mund të fitojë gjithçka, edhe ‘Topin e Artë’.

Gigio ka në dorë mbrojtjen, mbulon shokun e skuadrës nëse gabon, dhe po përvetëson djallëzitë dhe karizmën e dyshes vrasëse (Chiellini-Bonucci) që luajnë përpara tij“, deklaroi De Rossi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!