Bayern Munich ka hedhur sytë nga Seria A, për të transferuar nja nga yjet e skuadrës së Juventusit.
Matthijas De Ligt është një nga prioritet e skuadrës gjermane, që kjo e fundit kërkon të afrojë një lojtarë të rëndësishëm në radhët e ekipit.
Lojtari Holandez aktualisht aktivizohet me Juventusin në Seria A që këtë sezon është shumë larg pritshmërive, një largim i mundshëm i lojtarit mund të ndodhi.
Sipas mediave italiane, Bayern është i gatshëm të paguajë te “Zonja e Vjetër” 90 milion euro për kartonin e lojtarit.
Raportohet se gjermanët janë të gatshëm edhe të shkëmbejnë lojtarë nëse bardh e zinjtë dëshirojnë. /f.a/abcnews.al