Matthijs De Ligt u ble nga Juventusi për rreth 75 milionë euro nga Ajaxi dhe deri më tani holandezi nuk e ka justifikuar investimin e bërë. Mbrojtësi i ri ka rënë pre e kritikave të shumta, ndërkohë që edhe në rrjetet sociale është ironizuar shumë pas penalltisë së shkaktuar ndaj Lecce.
Te Juventusi gjithsesi kanë shumë besim te mbrojtësi holandez, i cili po mundohet të përballojë boshllëkun e lënë nga Chiellini. Tanimë është koha që De Ligt të pushojë dhe ta nisë një ndeshje nga stoli. Madje cilësohet momenti i duhur.
Trajneri Mauricio Sarri po mendon ta lërë pushim sonte në ndeshjen ndaj Genoa, por arsyeja nuk janë paraqitjet jo në nivel. Holandezi duhet të rigjenerojë energjitë, ndërkohë që do të ketë mundësinë edhe të qetësohet aps kritikave të marra. /abcnews.al