Matthijs De Ligt u bë një nga transferimet më të shtrenjta në Juventusit, kur mbërriti në Torino në verën e vitit 2019 për 85.5 milionë euro. Pas një nisje të vështirë talenti holandez u rrit gradualisht dhe tashmë është një nga shtyllat e ekipit të Pirlo.
Juventusi ishte një provë e vërtetë për holandezin, i cili kishte shkëlqyer me Ajax, por nuk ishte provuar në një nga 5 ligat kryesore. Tashmë ai është konfirmuar dhe ka arritur të zërë vend në arenën e madhe të futbollit.
Si pasojë nuk ka sesi ai të mos jetë shënjestër e klubeve të mëdha në Europë për ta blerë. Nga Italia zbulojnë se për De Ligt interesohen Liverpool dhe Real Madrid. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe Juve e lëshon vetëm në rast se vjen një ofertë e frikshme. /abcnews.al