De Ligt: Kam “lindur” mesfushor, Pirlo modeli im. Serie A? Spektakolare sivjet

schedule21:38 - 24 Shkurt, 2021

schedule 21:38 - 24 Shkurt, 2021

Matthijs De Ligt është një nga mbrojtësit më të talentuar. Holandezi po zhvillon sezonin e dytë me Juventusin dhe po mëson shumë nga Serie A, shokët e repartit si Bonucci dhe Chiellini, por edhe nga trajneri Andrea Pirlo, dikur idhulli i tij.

21-vjeçari ka zbuluar edhe një prapaskenë interesante në prononcimin e dhënë për Sky Sport. I vogël luante si mesfushor përpara mbrojtjes dhe dy ishin ata që e frymëzonin. Njërin ka fatin ta ketë trajner te kampionët e Italisë dhe vijon të mësoj sekrete prej tij.

Rifitimi i titullit kampion është shumë më i vështirë këtë sezon, pasi ka një konkurrencë të madhe. Interi, Milani, Roma, Lazio, Atalanta dhe ne: të gjithë jemi në garë për fitimin e trofeut. Tifozët po shijojnë një kampionat shumë të bukur, ka plot ndeshje të bukura dhe ndihemi keq që shkallët e stadiumeve janë bosh.

 

De Ligt në një dyluftim me Ibrahimovic

Ne kemi humbur disa pikë kundër ekipeve të vogla, por mbetemi mes favoritëve. Po i përshtatemi stilit të lojës që kërkon Pirlo, kështu që është normale të bëjmë gabime. Gjithsesi, po rritemi, po përmirësohemi dhe ndodhemi në gjendje të mirë.

Serie A më ka përmirësuar shumë në aspektin taktik. Tani i njoh të gjithë kundërshtarët dhe e kam më të lehtë. Unë nuk kënaqem me kaq, dua të përmirësohem edhe më shumë. Nga Bonucci dhe Chiellini mësoj shumë rreth markimit të lojtarëve kundërshtarë.  

 Kur luaja tek Ajax dhe isha rreth 14 vjeç, aktivizohesha gjithmonë në mesfushë. Shembujt e mi ishin dy: Andrea Pirlo dhe Sergio Busquets. Kam parë e studiuar shumë video të Pirlos, më pëlqente shumë si futbollist. Ai ka qenë një shëmbull i madh për mua“, përfundon De Ligt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!