Mino Raiola është nga ata që di mirë t’i trazojë ujërat. Këtë herë e bën te Juventusi, në lidhje me mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Holandezi, i blerë për 75 milion euro nga Ajax, duket se është në merkato dhe mund të shitet. Gjithsesi Raiola mund të gjejë edhe zgjidhjen për pasuesin e de Ligt.
Menaxheri i njohur flet për mundësinë e kalimit të Alessio Romagnoli nga Milani te Juventusi, çka është veccuar në faqen e parë të gazetës “Tuttosport”.
“Alessio Romagnoli mund të bashkohet me Juventusin pasi të jetë lojtar i lirë në qershor. Të luajë me Mattijs de Ligt është një mundësi, por nuk është e sigurt që De Ligt do të qëndrojë te Juventusi”, është shprehur Raiola. / abcnews.al
Mino Raiola on @tuttosport frontpage: “Alessio Romagnoli could join Juventus as he’s out of contract in June – playing together with de Ligt is a possibility. But it’s not sure that Matthijs de Ligt will stay at Juventus…”. ?? #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 18, 2021