De Ligt dëshiron vetëm kalimin në “Allianz Arena”, holandezi i gatshëm të ul edhe pagën e tij

schedule20:05 - 13 Korrik, 2022

schedule 20:05 - 13 Korrik, 2022

Matthijs de Ligt do të largohet nga Juventusi, me holandezin që dëshiron kalimin te Bayern Munich.

Sipas “Bild” lojtari i “Zonjës së Vjetër” është gati të ulë pagën e tij, krahasuar me atë që merr tek Juventus-i.

Së pari, megjithatë, të dy klubet do të duhet të gjejnë një marrëveshje e cila, për momentin, është ende shumë larg.

Bayern Munich nuk e lë të lirë Matthijs de Ligt dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje me Juventus-in sa më shpejt të jetë e mundur. Në favor të kampionëve të Gjermanisë është vullneti i holandezit dhe marrëveshja e arritur tashmë me futbollistin.

Sipas “Goal”, klubi gjerman do të takohet me “Zonjën e Vjetër” deri në fund të javës për të paraqitur një ofertë të re.

Bardhezinjtë, sipas “SkySport”, mund ta shesin De Ligt vetëm kur të marrin një ofertë të përshtatshme nga një klub. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!