De Ligt: Boll me kritika, po rritem dita-ditës!

schedule16:33 - 14 Tetor, 2019

schedule 16:33 - 14 Tetor, 2019

Mbrojtësi i Juventusi, Mathijs De Ligt, ka folur për mediet italiane sa i takon kritikave që ka marrë. Duke u vetëmbrojtur, holandezi u shpreh: “Nuk kam qenë në maksimumin tim, e di këtë gjë. Por sa më shumë që të luaj, aq më shpejt do të arrij formën time më të mirë. Duhet të punojmë fort, Juventusi është një ekip i madh. Po fokusohem në gjërat që më kërkon trajneri. Kur isha tek Ajax, e dija që isha i paprekshëm në formacion, ndërsa këtu është histori tjetër.

E ndjej që po rritem gjithmonë e më shumë, thjesht duhet të ruaj këto ritme. Juventusi ka disa mbrojtës shumë të mirë në përbërje dhe jemi gjithmonë në majë të gishtave”, përfundoi holandezi.

Mbrojtësi u transferua në Serie A këtë sezon nga Ajax, për një shumë goxha të majme. Megjithatë, deri më tani nuk ka arritur të bindë, madje ka bërë dhe disa gabime që kanë çuar direkt në gola kundërshtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!