Aurelio De Laurentis ka sqaruar situatën në lidhje me Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez po përflitet për një rikthim në Serie A. Kontrata me Los Angelos Galaxy përfundon me 31 dhjetor të këtij viti dhe janari pritet ta gjejë me ekip të ri.
38-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar karrierën me Napolin, teksa nuk munguan bisedat në distancë me trajnerin Ancelotti. De Laurentis ka sqaruar këtë ide në një prononcim për Sky Sport.
“Zlatanin e kam mik, jemi njohur në një restorant në Los Angelos. Ishim në të njëjtin hotel, e ftova për darkë me familjen e tij dhe kaluam një mbrëmje fantastike. Mund të jetë më shumë një dëshirë sesa sugjerim marrja e tij te Napoli, por gjithçka varet nga Ibra”, përfundon kreu i klubit napolitan. /abcnews.al