Tensioni në Napoli mes presidentit të klubit De Laurentiis dhe tifozëve ultras vazhdon.
Presidentit De Laurentiis iu caktua një eskortë me urdhër të Prefekturës së Napolit, pikërisht pas fërkimit mes palëve dhe vendimit nga vetë presidenti për të mos pranuar sjellje të caktuara të tifozëve të tij.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, në shtëpi kundër Milanit, tifozët heshtën në shenjë proteste ndaj çmimeve të biletave dhe për zbatimin e rreptë të masave për banderolat dhe flamujt që do të shpaloseshin në stadium.
“Ata nuk janë tifozë të vërtetë, ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium”, tha De Laurentiis, duke komentuar përplasjet në sektorin blu në “Maradona” gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Milanit./ h.ll/abcnews.al