Aurelio De Laurentiis ka vendosur të shkundë Napolin. Presidenti dhe gjithë tifozët janë të pakënaqur me ecurinë e ekipit dhe rezultatet e arritura. Urdhri i tij në lidhje me grumbullimin një-javor të Napolit nuk u prit mirë nga trajneri Ancelotti dhe grupi i lojtarëve.
Kreu i klubit ka vendosur të gjobisë lojtarët dhe Gazzetta dello Sport zbulon shifrën totale të gjobave. Plot 2.5 milionë euro do t’u mbahen lojtarëve nga rrogat. Më i prekuri është Allan. Mesfushori brazilian rrezikoi një sherr me Luigi De Laurentiis, djalin e presidentit. Diçka e tillë do t’i kushtojë plot 200 mijë euro gjobë lojtarit.
Napoli renditet në vend të shtatë të Serie A me 20 pikë të grumbulluara pas 13-të javëve të para. Ndeshja e radhës luhet në mesjavë kundër Liverpool në transfertë dhe nënkampionët e Italisë do të bëjnë maksimumin për të hedhur një hap drejt kualifikimit më tej. /abcnews.al