Kastigu te Napoli për trajnerin vazhdon. “Corriere dello Sport” bëri një pasqyrë duke marrë parasysh disa nga deklaratat e bëra nga Aurelio De Laurentiis për lajmet.
“Napoli është gjithmonë në duar të mira, do të kemi një kampionat të mirë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë. Po verifikoj mundësinë e mësimit të futbollit në shkollat filloire dhe të mesme, që fëmijët të bëhen trajnerë hipotetikë”, është shprehur ai.
Për pasardhësin e Spallettit, megjithatë, diskutimet vazhdojnë. I pari është me Paulo Sousa, një trajner që ka gjashtë ditë për të paguar dënimin prej 1.8 milionë euro dhe për t’u larguar nga Salernitana, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.
Edhe pista Galtier mbetet gjallë, në pritje për të përfudnuar aventurën në PSG./h.ll/abcnews.al