De Laurentiis konfirmon “divorcin”: E falenderoj Spallettin për punën e bërë, cikli mbyllet këtu

schedule11:09 - 29 Maj, 2023

schedule 11:09 - 29 Maj, 2023

De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka zyrtarizuar ditën e djeshme lamtumirën e Luciano Spalletitt.

“Ai është një njëri i lirë tashmë. Kur dikush të vjen dhe të thotë se në thelb ka bërë më të mirën dhe një cikël i jetës ka përfunduar, çfarë duhetë bërë? A e kundërshton dot? Ai më tha se do të kishte më mirë një vit pushim, më mirë të ndalonte pak. Unë e falenderoj dhe i uroj më të mirën. Spalletti është një person i jashtëzakonshëm dhe një trajner i madh. Tani është e drejtë që ai të vazhdojë atë që do, unë do ta respektoj zgjedhjen e tij pavarësisht kontratës”, është shprehur numri një i kampionëve të Italisë.

Presidenti i Napolit gjithashtu ka prekur pak edhe çështjen e Scudettos.

“Në fillim të sezonit ne kishim larguar lojtarët më të rëndësishëm që kemi pasur në ekip ndër vite. Afruam lojtarë të tjerë që shumë pak kishin dëgjuar për ta. Na pyetën në konferencë për shtyp se çfarë objektivi keni, dhe unë u përgjigja duke thënë se do të fitojmë kampionatin. Të gjithë më panë çuditshëm, edhe Spalletti gjithashtu.

Ne i krijuam një bazë me disa lojtarë të talentuar, ndërsa Spalletti me punën e tij fantastike arriti të nxirrte më të mirën prej tyre, dhe sot ne jemi kampionët e Italisë”, ka përfunduar De Laurentiis./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!