Pas plot 33 vitesh pritje, që prej mbrëmjes së djeshme, skuadra e Napolit po feston titullin e 3-të kampion të Serie A, titull ky që erdhi pas një sezoni dominues dhe spektakolar nga “blutë”, me Kvicha Kvaratskhelia e Victor Osimhen, që udhëhoqën skuadrës drejt fitoreve të njëpasnjëshme.
Mirëpo, “Scudetto” duket se nuk mjafton për Presidentin napolet, Aurelio De Laurentiis, i cili tepër ambicioz, në fjalën e tij për mediat, tha se tanimë kërkon fitimin e Champions League.
“Shpresoj të kemi nisur një epokë të re fituese. Tani duhet të fitojmë Champions League. Do të synojmë triumfin në atë kompeticion, gjithmonë nëse arbitrat nuk do të na pengojnë”,- tha “numri 1” i “bluve” të Napoli. /i.m /abcnews.al