De Laurentiis “all in” në merkato, kreu i Napoli siguron dy lojtarë të Udinese

schedule17:56 - 31 Maj, 2024

schedule 17:56 - 31 Maj, 2024

Te Napoli nuk po punohet vetëm për gjetjen e trajnerin të ri, por edhe për merkaton e lojtarëve, teksa është vetë presidenti Aurelio De Luarentiis që ka marrë komandën, me “numrin një” të klubit që pritet që sapo të rikthehet nga pushimet të emërojë zyrtarisht në krye të skuadrës trajnerin Antonio Conte.

Mirëpo, pushimet duket se i kanë sjellë De Laurentiis edhe një tjetër të mirë pasi mediat zbulojnë se në Formentera të Spanjës, italiani ka takuar në mënyrë të befasishme “homologun” e tij të Udinese, Gino Pozzo, me dy presidentët që ruajnë një marrëdhënie miqësore dhe kanë drekuar së bashku, një takim që De Laurentiis e ka shfrytëzuar edhe për merkato.

Pritet që Napoli të nisë së shpejti tratativat për të transferuar dy yjet e bardhezinjve si sulmuesi Lorenzo Lucca dhe mesfushori Wallace, me këta të fundit që konsiderohen si dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Udinese, teksa sulmuesi 23-vjeçar në sezonin e fundit shënoi tetë gola në kampionat si dhe dhuroi katër asiste.

Nga ana tjetër, 29-vjeçari Wallace garanton shumë muskuj në mesfushë, një nga tiparet që i përshtatet edhe më shumë stilit të trajnerit Antonio Conte, duke bërë që nga pushimet, De Laurentiis të rikthehet me dy dhurata të çmuara për “Blutë” e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!