Për herë të parë në historinë e tyre, “iberikët” spanjollë arritën të fitonin trofeun e UEFA Nations League, ku pas goditjes së 11-metërshave në finalen e madhe ndaj Kroacisë, “la furia roja” u tregua më e saktë duke kapur kështu trofeun.
Tepër i lumtur, një nga “protagonistët” e këtij triumfi, tekniku Luis de la Fuente dha dhe një koment të shkurtër për mediat, nga ku tha se është tepër i kënaqur me paraqitjen e djemve të tijë, në një ndeshje të këtij niveli.
“Ne morëm maksimumin nga lojtarët tanë. Jemi të kënaqur me atë që kemi mbledhur. Nuk kam fjalë për të përshkruar se si ndihem për ta. Penalltitë? Isha shumë i qetë, u thash ta merrnin me qetësi. Janë kampionë për mua dhe e merituan. Tani disa ditë pushim. Më pas kualifikimet për Kampionatin evropian. Arritëm diçka të pabesueshme”,- u shpreh tekniku De la Fuente. /i.m /abcnews.al