De la Fuente gati për Skocinë e Norvegjinë, tekniku prezanton 23 “iberikët” e zgjedhur për sfidat e tetorit

schedule11:56 - 6 Tetor, 2023

schedule 11:56 - 6 Tetor, 2023

Tekniku i “iberikëve” të Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar këtë të premte, listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e radhës të kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ndaj Skocisë më 12 tetor dhe Norvegjisë më 15 tetor.

Ndryshime kanë qenë të shumta në radhët e “la furia roja”, teksa në vend të Cesar Azpilicueta e Jose Gaya në mbrojtjes për sfidat e Kombëtares janë thërritur, anësori i Sevilla, Jesus Navas, talenti i “galaktiktëve” të Real Madrid, Fran Garcia, si dhe mbrojtësi i Osasuna, David Garcia.

Në mesfushë Alex Baena e Yeremi Pino zëvendësohen nga “katalizatori” i mesfushës së Athletic Bilbao, Oihan Sancet, si dhe nga mesfushori i krahut me “tipare” sulmuese i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.

Portier: Unai Simion (Athletic Bilbao), Kepa Arrizabalaga (Real Madrid), David Raya (Arsenal).

Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Aymeric Laporte (Al-Nassr), David Le Normand (Real Sociedad), David Garcia (Osasuna), Pau Torres (Aston Villa), Jesus Navas (Sevilla), Alejandro Balde (Barcelona), Fran García (Real Madrid).

Mesfushorë: Rodri (Manchester City), Mikel Merino (Real Sociedad), Martin Zubimendi (Real Soceidad), Fabian Ruiz (PSG), Oihan Sancet (Athletic Bilbao), Gavi (Barcelona).

Sulmues: Alvaro Morata (Atletico Madrid), Ferran Torres (Barcelona), Joselu (Real Madrid), Lamine Yamal (Barcelona), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad) dhe Nico Ëilliams (Atheltic Bilbao). /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i Federatës:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!