De Ketelaere: Ëndrra ime u bë realitet, dua të fitoj trofe me Milanin

schedule14:59 - 3 Gusht, 2022

schedule 14:59 - 3 Gusht, 2022

“Unë absolutisht doja të vija në Milano, u desh pak kohë, por jam krenar që kjo ëndërr është realizuar”.

Charles De Ketelaere është talenti në të cilin kuqezinjtë vendosën të investojnë buxhetin e merkatos dhe pas një negociate të gjatë, belgu u vesh kuqezi.

“Maldini dhe Massara thanë se besonin tek unë dhe ne kemi qenë në kontakt që nga fillimi i vitit. Fola dhe me trajnerin dhe gjithmonë kam dashur të vij këtu.”

Në pritje të prezantimit zyrtar, i cili u vendos për të premten e 5 gushtit në orën 14:00, De Ketelaere dha intervistën e parë si lojtar i Milanit.

“Këtu ka shumë pasion, e thonë të gjithë, por deri sa ta provoni, nuk mund ta kuptoni. Unë gjithmonë kam ëndërruar të bëhesha lojtar profesionist dhe nuk do ta kisha besuar kurrë më parë se mund të luaja në një klub si Milani, por sot është një realitet dhe jam krenar për këtë.

Unë jam një lojtar shumë sulmues. Më pëlqen të filloj dhe të përfundoj aksionin për këtë arsye prirem të kërkoj pasimin e fundit dhe të përfundoj brenda zonës. Sigurisht që punoj edhe në fazën e qarkullimit të topit, por preferoj që më shumë ta kem topin në këmbët e mia.

Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukseset e mëdha të së kaluarës dhe atë të klubit do të jenë synimet e mia për të arritur për vitet e ardhshme. Jam i lumtur që luaj në ekipin kampion të Italisë.

Pse numrin 90-të? Është një numër që më është caktuar si fëmijë dhe kam filluar të luaj mirë, kështu që nuk e lashë kurrë. Tifozëve mund t’u premtoj vetëm se do të jap gjithçka nga vetja”, ka përfunduar talenti belg./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!