De Gea në Seria A? Portieri spanjoll pranë marrëveshjes me ekipin italian

schedule21:30 - 8 Gusht, 2024

schedule 21:30 - 8 Gusht, 2024

David de Gea mund të vazhdojë karrierën në kampionatin italian të fubollit, Seria A.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, Fiorentina është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin spanjoll.

Pritet që de Gea të kalojë testet mjekësore e më pas të nënshkruajë kontratën 1-vjeçare me “Vjollcët”, me opsion edhe për 1 vit tjetër.

Paga e spanjollit mendohet të jetë 3 milionë euro në sezon./abcnews.al