De Gea “karikon” skuadrën: Duhet të vazhdojmë momentin, jemi ende në “lojë” për trofe të tjerë

schedule18:52 - 27 Shkurt, 2023

schedule 18:52 - 27 Shkurt, 2023

Manchester United arriti të triumfonte pasditen e djeshme në finalen e Kupës së Ligës angleze, teksa mundi me rezultatin e pastër 2 me 0, “bardhezinjtë” e Neëcastle United, pas një periudhe të gjatë pa fitoren e një titulli.

Një koment mbi këtë fitore e ka dhënë dhe portieri i “djajve të kuq”, David de Gea, i cili me mbajtjen “pastër” të portës, së United, gjatë finales shënoi ndeshjen e tij të 181-të për ekipin e Manchester pas pësuar gol, duke kaluar kështu në renditje “ikonën” daneze të portës, Peter Schmeichel.

“Ishte e mrekullueshme. Është e vështirë të përshkruhet dhe jam i emocionuar sepse nuk kam fituar një trofe për një kohë kaq të gjatë. Jam i lumtur për tifozët.

Ne luajtëm në disa finale, por humbëm, kështu që këtë herë e dinim se duhej të fitonim. U përballëm me një kundërshtar të vështirë, por jam shumë krenar për ekipin. Kemi një ndeshje për tre ditë dhe duhet të përqendrohemi.

Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kjo do të thotë shumë për mua. Ne vazhdojmë të marrim pjesë në tre gara dhe kemi mundësi të fitojmë më shumë trofe. E di që mentaliteti i skuadrës synon të fitojë.

Të fitosh finalen dhe të thyesh rekordin e Peter Schmeichel është e pabesueshme. E dua këtë ekip dhe ky është një moment i mrekullueshëm. Ne fitojmë ndeshje dhe kanë ndikim edhe ata që qëndrojnë në stol. Duhet të vazhdojmë momentin”,- tha në fjalët e tij portieri i Manchester United. /i.m /abcnews.al