De Boer: Italia shumë e fortë, ja çfarë vendosi në ndeshjen e parë

schedule20:27 - 13 Tetor, 2020

schedule 20:27 - 13 Tetor, 2020

Trajneri i Holandës, Frank de Boer, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Nations League kundër Italisë, ku u shpreh:

“Na kanë vënë poshtë për 70 minuta, kam një kujtim të qartë të asaj ndeshje. Italia ka bërë një ndeshje të nivelit të lartë, ne ishim gjithmonë me vonesë, duhet të bëjmë më shumë presing”, ka thënë De Boer.

Këtë herë do të jetë ndryshe, grupi është i hapur. Ne kemi katër pikë, Italia pesë. Gjithçka mund të ndryshojë. Mendoj se duhet të jemi më të përgatitur dhe nuk duhet të bëjmë lojën e tyre”.

Duhen fituar sfidat në mesin e fushës, ky mund të jetë çelësi: ka qenë në Amsterdam për 70 minuta”, u shpreh De Boer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!