Në vitin 2016, trajneri aktual i Holandës, Frank De Boer qëndroi në krye të Interit për vetëm 14 ndeshje, ku fitoi vetëm 5 prej tyre dhe humbi 7. Së fundmi në mediet italiane holandezi i është kthyer asaj periudhe të vështirë.
Ai shprehet se periudha kur ndodhej te Interi ishte e keqe për vetë klubin dhe trajnerët që e pasuan patën të njëjtin fat me të. Ndërkohë flet edhe për aventurën negative te Crystal Palace dhe shprehet se donte të largonte disa lojtarë.
“Inter dhe Crystal Palace? Ishin situata të pakrahasueshme. Te Interi ishte kohë shumë e shkurtër, në atë kohë asnjë trajner nuk ishte i suksesshëm atje. As tre trajnerët që ishin pas meje (Vecchi, Pioli dhe Spalletti).
Padyshim që duhet t’i kisha bërë gjërat ndryshe, por dinamika rreth klubit ishte e komplikuar. Në Crystal Palace ishte ndryshe. Te Crystal Palace ishte ndryshe. Do të doja të largoja disa lojtarë të vjetër, por ata kishin akoma ndikim në klub”, u shpreh De Boer. /abcnews.al