De Biasi: Synoj Europianin me Azerbajxhanin, nuk e mendoj të kthehem në Itali

schedule14:19 - 25 Gusht, 2023

schedule 14:19 - 25 Gusht, 2023

Azerbajxhani, pavarësisht fillimit të komplikuar në fazën e grupeve, ende mund të ëndërrojë kualifikimin në Euro 2024. Për këtë është i bindur trajneri i tyre Gianni De Biasi, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë.

“Ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Belgjikës më 9 shtator. Kam një kontratë me federatën që skadon në dhjetor, pastaj do të shoh çfarë do të bëj.

Rikthim në Itali? Sinqerisht nuk e mendoj, preferoj të qëndroj jashtë vendit dhe ndoshta të vazhdoj të punoj me një ekip kombëtar. Megjithatë, është herët për të vendosur”, është shprehur De Biasi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!