Gianni De Biasi është emëruar trajner i Azerbajxhanit dhe mezi pret ta nisë këtë eksperiencë. Trajneri italian, i cili udhëhoqi Shqipërinë në Euro 2016, e ka mënyrë punë motivimin e skuadrave që drejton përmes letrave.
E ka bërë kur ishte në krye të Shqipërisë dhe letrën emocionuese e ndau edhe me tifozët shqiptarë. Këtë herë ai ka një mesazh për futbollistët e kombëtares së Azerbajxhanit.
“Përshëndetje djema, kanë mbetur dhe 34 ditë nga debutumi juaj në Nations League. Ne ende nuk e njohim njëri-tjetrin personalisht, por unë mezi po pres që të takohem me të gjithë ju sepse shumë shpejt unë do të vendos se kush do të jetë pjesë e kombëtares sonë.
Zgjedhjet do të varen nga ju dhe nga sjellja juaj, dëshira për të dhënë maksimumin për skuadrën si dhe krenaria për të dërguar sa më lart ngjyrat e flamurit”, shkruan trajneri italian në faqen e tij në “Facebook”. / abcnews.al