Bayern Munchen shkatërroi me rezultatin 5-0 ekipin e Fortuna Dusseldorf dhe një nga autorët e golave, ishte talenti Alphonso Davies. Kanadezi shënoi një gol shumë të bukur dhe pas ndeshjes, nuk mund të mungonte një deklaratë e tij, pasi ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll në këto nivele. Çdo ditë, dua të fitoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Mundohem të përmirësohem, që të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr sa më shumë të jetë e mundur.
“Meep-Meep” është një nofkë që ma ka vendosur Muller. Nuk kisha ndonjë mendim në fillim, por tani të gjithë më thërrasin kështu. Unë jam një futbollist i shpejtë, kështu që më pëlqen kjo nofkë”, u shpreh Davies./abcnews.al