Në moshën 37-vjeçare, ku të gjithë mendoni se po i vinte fundi i karrierës, David Silva ka vendosur të rinovojë edhe për një tjetër sezon me “baskët” e Real Sociedad, me këta të fundit që janë shumë pranë kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes, ish-“fantazisti” i Manchester City tha dhe disa fjalë për mediat, ku nuk munguan as lavdet për shokët e tij të skuadrës.
“Ndihem shumë rehat këtu, si familja ime ashtu edhe unë, dhe skuadra po ecën shumë mirë, kështu që të gjitha këto janë gjëra pozitive. Më duhet të jem i sinqertë. me veten ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua të bëj.
Grupi është i mirë me lojtarë të shëndetshëm dhe të rinj të etur për të mësuar. Jam më i vjetri, ai që kërkoj gjithmonë ndaj të tjerëve sepse kam kaluar në atë periudhë ku isha i ri dhe nuk dija asgjë, isha pak i humbur dhe është e rëndësishme kur ka njerëz me më shumë eksperiencë që të ndihmojnë”,- tha “fantazisti” spanjoll pas nënshkrimit. /i.m /abcnews.al
David Silva, signing new deal with Real Sociedad as the agreement has been sealed — it will be valid until 2024. ???♂️ #LaLiga
Silva only wanted to stay despite clubs from different leagues approached him. pic.twitter.com/IabttKlKml
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 4, 2023