David De Gea synon të blejë skuadrën e kategorisë së dytë spanjolle

schedule22:58 - 14 Nëntor, 2023

schedule 22:58 - 14 Nëntor, 2023

Pas rikthimit të tyre në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll për herë të parë pas 59 viteve, Club Deportivo Eldense, po shijon një start solid të sezonit, teksa ata momentalisht pozicionohen në vendin e 11-të në La Liga 2.

Pronari i klubit, Pascual Perez, ka lajmëruar në fund të shtatorit se ai po kërkon për blerës serioz për klubin pas ai mendon se tashmë e ka shkruar kapitullin e tij në historinë e klubit.

Ai e mori përsipër klubin në vitin 2019 dhe në një periudhë prej katër vjetësh, Eldense kaloi nga kategoria e katërt në një vend ku luhet futbollist profesional.

Mediumi spanjoll Onda Cero ka raportuar se David De Gea është lidhur me një kalim tek Eldense. Ish-portieri i Man United javën e kaluar mbajti një takim me presidentin e klubit për të analizuar situatën e ekipit, projektin potencial dhe mundësitë e një shitjeje të mundshme.

Për momentin, duket se vizita e De Geas në qytetin e Alicantes ishte pika e parë e kontaktit dhe asgjë nuk është materializuar. Kjo është hera e parë që De Gea tenton të blejë një klub në Spanjë, pasi ai tashmë tregoi interes për të blerë aksionet e Elches në vitin 2019.

Kujtojmë se De Gea momentalisht është i papunë pas largimit muaj më parë nga “Djajtë e Kuq” dhe ende nuk ka gjetur klubin e ri.

Më herët është raportuar se interesim konkret për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Real Betisit, por deri më tani asgjë nuk është vërtetuar në këtë drejtim./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!