David Cameron takohet me kryeministrin e Izraelit

schedule15:06 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:06 - 23 Nëntor, 2023

Sekretari i Jashtëm i britanik është takuar me kryeministrin izraelit në Knesset në Jerusalem.David Cameron dhe Benjamin Netanyahu diskutuan konfliktin dhe marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit.

Netanyahu tha se ka “shumë sfida” për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

“Ne shpresojmë të lirojmë grupin e parë dhe pas kësaj, gjithë të tjerët”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë me qëllimet e luftës, dhe për të shkatërruar Hamasin, sepse Hamasi tashmë ka deklaruar se do të bëjë të njëjtën gjë sërish. Ky është një sekt që mbron gjenocidin.”

Cameron reflektoi mbi vizitën e tij në Kibbutz Be’eri më herët sot, duke i thënë Netanyahu se donte të shihte se çfarë ndodhi në “sulmin e tmerrshëm” dhe Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

“Sot, sigurisht, është e rëndësishme që të flasim për armëpushimin e mundshëm humanitar,” shtoi ai, duke thënë se ishte një “mundësi e nevojshme” për të liruar pengjet dhe për të dërguar ndihma në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!