Sekretari i Jashtëm Lord David Cameron pritet të udhëtojë në Lindjen e Mesme këtë javë për të nxitur një armëpushim të qëndrueshëm dhe pauza të mëtejshme humanitare në Gaza.
Ai do të shkojë në Jordani dhe Egjipt këtë javë, në atë që është vizita e tij e dytë në rajon që kur u bë sekretar i jashtëm.
Në Jordani, Cameron do të takohet me homologun e tij Ayman Safadi dhe në Egjipt, ai do të udhëtojë në al Arish, pranë kufirit Egjipt-Gaza, për të parë ndikimin e ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar që po dërgohet në enklavë.
Ministria e Jashtme nuk tha nëse ai do do të vizitonte Izraelin për shkak të ndalimit të kolonëve izraelitë në Mbretërinë e Bashkuar.
/abcnews.al